Deputetja e PD: Opozita e vërtetë ajo e njerëzve të thjeshtë, jo aleanca e kullave

3 Tetor 2023 | 16:51

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar pas takimit të katërt mes deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës të martën te Kryesia e Kuvendit.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, deputetja që mbështet Lulzim Bashën shprehet se opozita e vërtetë është ajo që lufton për hallet e qytetarëve, “jo aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët”.

“Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës. Opozita e vërtetë është ajo që lufton për hallet e qytetarëve dhe jo ajo e oligarkëve të përbashkët që i mban dhe i financon! Opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve, dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta! Opozita e vërtetë është ajo e njerëzve të pastër, që të vetmin pakt e kanë me qytetarët, të tjerët që kalkulojnë se ku do të jenë në 2025, le të marrin përsipër dhe kusuret. Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët”, shprehet Pampuri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, në kuadër...
15:20 | 18/06/2026

I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës Erjon Rama, i cili akuzohet nga SPAK për pastrim parash si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut. Ndaj Ramës,...
15:16 | 18/06/2026

Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me amendamentin e Parlamentit Europian, duke sqaruar se ai nuk ka lidhje me Zvërnecin apo me peizazhin e mbrojtur...
14:43 | 18/06/2026