Kampioni i lagjeve të varfra, historia e 24-vjeçarit që mposhti paragjykimet

3 Tetor 2023 | 17:10

Të lindësh në lagjet e varfra në Shqipëri, pa asnjë mbështetje dhe të bëhesh kampion është një mision thuajse i pamundur në ditët e sotme.

Por, vullneti është çelësi i suksesit.

Ky është Rifat Bajrami, djaloshi 24-vjeçar nga lagjja “Iliria” në Shkodër, kampion Shqipërie në boks për ekipin e Vllaznisë. Boksieri i peshave të lehta është pjesë e komunitetit egjiptian në Shkodër. Ai është shpallur kampion për herë të tretë në kampionatin kombëtar të boksit.

Karriera e tij nisi 5 vite më parë, me dëshirën e madhe që grushti do ta bënte një ditë të ndihej krenar. As vetë Rifati nuk mund ta imagjinonte që në një kohë kaq të shkurtër, sakrifica e tij do të kurorëzohej me një titull kampion.

“Ndeshjen e parë e humba me Klevis Çelën, sepse kisha 2 javë duke bërë stërvitje dhe nuk isha në mënyrën e duhur. Kur humba ndeshjen e parë e mora boksin më seriozisht dhe Zefi filloi duke më besuar më shumë”, tregon 24-vjeçari.

Ai që mbështeti dhe i dha kurajë në ditët më të vështira ishte trajneri Zef Gjoni, që shikonte brenda djaloshit talentin në sportin e boksit.

Të ardhurat ekonomike janë të pakta për dikë që kërkon të jetë një ditë kampion absolut.

Shpallja kampion i hapi rrugën që bashkia e qytetit t’i akordonte një shpërblim dhe t’i ofronte një punë Rifatit.

Dëshira për të boksuar dhe për të ngritur lart nderin e skuadrës së Vllaznisë në këtë sport e ka bërë Rifatin që këtë pasion ta kultivojë dhe në të ardhmen të sigurojë medalje të tjera e pse jo, të jetë i gatshëm për t’u ndeshur në rang ndërkombëtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026