Man Utd dështon sërish, Arsenali ndëshkohet në Francë, Bayern fiton me përmbysje

4 Tetor 2023 | 14:16

Manchester United e Arsenal mund të konsiderohen dështimet e mbrëmjes, me djajtë e kuq të cilët u mposhtën me përmbysje nga Galatasaray, me Icardin që udhëhoqi turqit drejt fitores.

Përballja u mbyll në shifrat 2-3, ndërsa tifozët shpërthyen në kritika ndaj skuadrës angleze që e sheh vete nën vendin e fundit në grup. Bajerni mposhti Kopenhagenin 1-2 në transfertë dhe aktualisht ndodhet në kuotën e 6 pikëve.

Grupi B prodhoi rezultate interesante, me Lens që qëndron në krye pasi fitoi ndaj Arsenalit, ndërkohë që sfida mes Sevillas e PSV u nda në barazim. Napoli ka konfirmuar se nuk është ende gati për tu matur me të mëdhenjtë, me Realin e Madridit që triumfoi në Diego Armando Maradona Stadium me rezultatin 2-3, ndërsa u regjistrua një tjetër paraqitje pozitive nga Bellingham.

Përmbysjet ishin të shpeshta të martën, ndërsa e njëjta gjë ndodhi dhe në Union Berlin Braga, me portugezët që menaxhun saktë ndeshjen në pjesën e dytë, duke kaluar avantazhin nga 2-1 në 2-3. Goli i Thuram i mjaftoi Interit të merrte fitoren e parë në Champions, ndërsa mposhti minimalisht Benfikën. Në po të njëjtin grup, Salzburgu u mposht nga Sociedad në shtëpi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026