Kreu i Komunës së Preshevës: Jemi në gojën e ujkut, po na sulmojnë, jemi shënjestra

4 Tetor 2023 | 14:49

Kreu i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi është shprehur se Kosova duhet të jetë në mbështetje të tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lugina e Preshevës është në ‘Gojë të ujkut’, referuar  sulmeve nga serbët në Veri të Kosovës.

Më tej ai nënvizoi se një familje në Luginë është kërcënuar duke theksuar se serbët që jetojnë në Kosovë janë të flustruar dhe do të marrin hak për atë se çfarë bëri policia e Kosovës në Veri.

“Në Luginën e Preshevës kemi pasur sulme. Një familje në Medvegjë është sulmuar verbalisht dhe është kërcënuar. Ky është indikator i qartë që komunitetet serbe këtu në vende ku banojnë dhe shqiptarë janë të flurtusuar dhe janë të motivuar të nxjerrin hak për atë se çfarë ka bërë policia kosovare në Veri të Kosovës. Është momenti që Kosova të jetë pranë nesh. Jemi të rrezikuar. Ne jemi në gojë të ujkut këtu, jo pse po frikësohemi por ne nuk ki kemi mjetet për tu marrë me Serbinë, Kosova është e thirrur për të qenë pranë nesh. Duhet me qenë me për dialogun pranë nesh”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024