Makina përplas 12-vjeçarin, largohet nga vendi i ngjarjes
Një aksident ka ndodhur, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, ku një automjet ka përplasur një fëmijë të mitur të moshës 12-vjeçare.
Policia bën me dije se shoferi që shkaktoi aksidentin është larguar së bashku me mjetin nga vendngjarja.
Sakaq i mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi
- 16:36 Trump rivendos bllokadën e porteve të Iranit, planifikon të faturojë me 20% të gjitha ngarkesat e transportuara
- 16:32 Të shtënat me armë në Biddeford, vritet një emigrant meksikan. ICE e përfshirë në incident