“I erdhi goja memecit”, Spiropali – Bashës dhe Berishës: Zgjidhni hallet e shtëpisë

5 Tetor 2023 | 10:47

Elisa Spiropali tha në seancën e sotme planeare se demokratët para se të vijnë në parlament për të zgjidhur hallet e Shqipërisë, duhet të shikojnë hallet e shtëpisë së tyre.

Duke ironizuar përplasjet mes opozitarëve Basha, Bardhi dhe Berisha, ajo tha se “memecit i paska ardhur goja” duke iu referuar kështu kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

“Sot më kujtuat një film socio-realist, ku disa divversantë dhe sigurimsa merren me njëri tjetrin se kush është armiku e tradhtari dhe Sali, doktor, do ishte shumë e përshtatshme ajo shprehja “memecit i erdhi goja”. Në këtë rast do ishte zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend dhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore të merret me kryetaren e kuvendit me Kuvendin e Shqipërisë me rregullat e me Kushtetutën, kur hallin nuk e ka as te kushtetuta as te Kuvendi por e ka te shtëpia e tij.

Nuk mundet që nga kjo foltore të më heqë fjalën as doktori. Tentativa për të krijuar një narrativë me heronjë dhe tradhëtarë me të shitu dhe të blerë është narrativa më e rrezikshme dhe më e dëmshme për Kosovën. E keni traditë të shëmtuar këtë dhe nuk ka gjë më të dëmshme që për interesa të partisë të vini në lojë Shqipërinë dhe Kosovën e fusni i si dëm kolateral në këtë mes. Ka ksush i del për zot Shqipërisë dhe Kosovës. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas me ato të Kosovës dhe Shqipërisë”,-tha Elisa Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026