Osmani nuk pranon takim me Vuçiç: S’ka takim, pa u sanksionuar Serbia

5 Tetor 2023 | 14:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk pritet të takohet me presidentin Vuçic gjatë samitit dy ditor të Spanjës. Kryetarja e shtetit ka një kusht.

“Nuk ka arsye të takohemi para se të vendosen sanksione drejt Vuçic. Sanksione në fillim, e më pas mund të flasim për më shumë”, u shpreh Vjosa Osmani në hyrje  të takimit në Granada në kuadër të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani theksoi  se janë kohë të vështira që po kalon kontinenti evropian dhe në veçanti Kosova.

“Janë kohë të vështira për Evropën, vecanërisht për Kosovën meqë së fundi u përballëm me një akt agresioni nga Serbia që u bë nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh. Jam këtu për të kërkuar mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë. Dhe kështu ata s’do të inkurajohen që të përsërisisin akte të tilla ndaj Kosovës dhe fqinjëve, përsëri dhe përsëri“, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës shtoi  se shpreson që edhe Spanja – e cila nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të bashkohet në sanksione kundër Serbisë.

Në samitin e Granadas  marrin pjesë liderë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe rreth 20 liderë tjerë të vendeve të Evropës dhe Kaukazit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026