Rritja e pensionit, të moshuarit në Elbasan të pakënaqur: Lëmoshë
Vendimi për rritjen e pensionit me 8.6% nuk i ka kënaqur aspak pensionistët në Elbasan.
Mosha e tretë në Elbasan thekson se shtesa e pensionit, sipas tyre është thjeshtë një lëmoshë.
“Kjo është një lëmoshë. Sepse edhe INSTAT-i e nxori 12.7% ndërsa këta na dhanë 6.8%. Pensionet kanë 11 vjet që nuk janë ngritur, ndryshe indeksimi, ndryshe rritja e pensionit. Këtu njerëzit janë të lodhur sepse Elbasani ka pasur industrinë më të rëndë në të gjithë Shqipërinë,” – u shpreh një pensionist.
“Me rritjen e çmimeve është shumë i dobët, po megjithatë faleminderit. Por kaq sa kemi kontribuar duhet te na shpërblejnë më shumë. Për ne është shumë e ulët se të marrë një gjyqtar 7 milionë, apo një ministër 3 milionë dhe ne të marrim 120 mijë lekë. Mendo se çfarë shkalle duhet të ndjekin ato që ne të na vlerësojnë. Unë sot jam 75 vjeç, ku e di unë tani sesa do shkoj edhe sa do shpërblehem,” – tha një pensioniste.
“Jo nuk ia dilet çmimet janë shumë shtrenjtë. Jemi pensionistë, kërkojmë më tepër ilaçe. Këto që bëjnë këto ligjet duhet të llogarisin edhe sa harxhon një familjar,” – shtoi një pensionist tjetër.
“Çfarë do të bëj me 180 mijë lekë pension, t’i marr ilaçe. Kam punuar 20 vjet ne metalurgji dhe se mora pensionin që më takonte. Unë marr borxh, kam marrë kredi dhe do e ha deri në fund. Më ka vdekur gruaja, jetoj vetëm, në fund fare do të lë shpinë të laj borxhin se s’kam çfarë të bëj tjetër,” – tha një tjetër pensionist.
Në qarkun e Elbasanit jetojnë afro 50 mijë pensionistë. Referuar shoqatave përfaqësuese të kësaj kategorie, problemet e tjera që hasin pensionistët janë varfëria dhe vetmia.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve