Vaksinat ruse e kineze në Serbi, Brnabic: Vaksinat çështje shëndetësore dhe jo gjeopolitike
Serbia është shteti i dytë në Evropë pas Britanisë së Madhe që ka procesin më të shpejt të vaksinimit. Beogradi ka nisur vaksinimin edhe me vaksinat ruse dhe kineze.
Kandidat për të qenë pjesë e unionit dhe me lidhje të forta me Rusinë, Beogradi shprehet se konsideratat gjeopolitike nuk duhet të jenë një faktor vendimtar.
“Serbia ishte nga të paktat shtete që e pa blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave si një çështje gjeopolitike, mendoj se për këtë arsye jemi të suksesshëm. E vetmja gjë e rëndësishme për ne është që vaksina të jetë e sigurt dhe efektive. Dhe mendoj se bota do të ishte krejt ndryshe sot nëse çdokush do t’i cilësonte vaksinat një çështje shëndetësore dhe jo gjeopolitike”, u shpreh Ana Brnabic.
Dhe nuk është vetëm çështje gjeopolitike. Perëndimi ka shfaqur shqetësime rreth sigurisë së vaksinës ruse Sputnik V, kryesisht sepse u prodhua shpejt dhe sepse Moska e ka promovuar gjerësisht.
“Ne e dimë se në Rusi shumë mjekë kanë refuzuar ta marrin vaksinën. Edhe presidenti rus nuk është vaksinuar me vaksinën ruse. Sondazhet e opinionet kanë treguar se qytetarët janë mosbesues në Rusi. Dhe unë mendoj se kjo pjesërisht sepse Rusia ka shitur dhe politizoi publicitetin e vaksinës së saj në gusht dhe shtator, i cili në periudhën afatmesme aktualisht uli besimin në efektivitetin e tij “, u shpreh Nicu Popescu.
Hungaria po ashtu ka autorizuar vaksinën ruse sputnik. E nëse agjencia evropiane e barnave e aprovon edhe të tjera shtetet të BE mund ta përdorin.
“Sapo një laborator kërkon të regjistrohet në Agjencinë Evropiane të Barnave, ai është studiuar pa parë kombësinë. E vetmja gjë që na duhet është të dimë nëse është efikase. Është rasti i vaksinës ruse, ajo do të studiohet saktësisht në të njëjtën mënyrë sikundër vaksinat e mëparshme” , tha Gabriel Attal.
E në këto kushte kur vaksinimi po ecën me ritme të ulëta, BE është e dëshpëruar të përshpejtojë këtë proces.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve