U konfliktua me shokun e tij, gjendet i vdekur 13-vjeçari në Nish

6 Tetor 2023 | 14:33

Një ngjarje e rëndë është shënuar të enjten në Nish të Serbisë.

Një 13-vjeçar është gjetur i pajetë në papafingon e shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve, i mituri është konfliktuar me një bashkëmoshatar. Arsyet e sherrit ende nuk dihen, por po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

“Prokuroria e Lartë Publike në Nish është njoftuar se trupi i pajetë i AS (13 vjeç) është gjetur në një shtëpi në më 5 tetor rreth orës 11:00. Prokurori ka kryer një kontroll në banesë. Po kryhen të gjitha veprimet për mbledhjen e provave për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja”, tha Prokuroria e Lartë Publike për Euronews Serbia.

Fqinjët dëshmuan se djali dhe viktima ishin shokë dhe shkonin në të njëjtën shkollë dhe nuk dihet ende arsyeja e sherrit që përfundoi në tragjedi.

Pas ngjarjes shkolla mbajti një mbledhje urgjente, ndërsa pritet rezultati përfundimtar i hetimeve dhe detaje të reja mbi të miturit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026