Kërcënimet|“Rojet në Itali rrinë me armë në dorë”- Karamuço: Ne as Dumanin s’e kemi…

7 Tetor 2023 | 21:48

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në Euronews Albania, ku foli në lidhje me kërcënimet e prokurorëve nga banda e Laert Haxhiut.

Karamuço theksoi se protokollet e sigurisë që mbrojnë njerëzit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duhet të ndryshojnë përpara se të kemi viktima.

Ai nënvizoi se duhet të marrim shembull rastin e Italisë, ku pas ngjarjeve të viteve ‘80-’90, niveli i sigurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve është në nivele tepër të larta.

Karamuço tha se makinat e njerëzve të lartë të drejtësisë duhet të jenë të pajisura me antena që bllokojnë shpërthimet në distancë. Gjë të cilën kreu i SPAK nuke e ka sipas tij.

“Nëse një ngajrje e rëndë ndodh me viktima prokurorë dhe gjyqtarë, do të bëhet një analizë shumë e madhe më pas cilat ishin detyrat që u morën me sigurimin fizik të personit.

Ajo që ka ndodhur në Itali është që janë revolucionarizuar të gjitha protokollet e sigurisë që janë ndërmarrë më përpara.

“Në vitet ’80 në Itali, protokollet kanë qenë të njëjtat gjëra që janë sot në Shqipëri, një makinë, dy makina, një roje. Sot që flasim me sa kam parë unë rojet e disa prokurorëve të Antimafias i mbajnë armët gati, nuk i mbajnë në brez. Kur e fusin në makinë të blinduar, i mbajnë armët në dorë. Edhee intinerarin nuk e dinë, sepse nuk e kanë të njëjtë dhe kur e çojnë në shtëpi. Antenat që ndodhen në makinë bllokojnë në një sipërfaqe 1 km/2 që të mos ketë detenoim në distancë. I kemi këtoi ne? Jo, nuk I kemi. Kemi çështje shumë sensitive që SPAK ka, me njerëz me një mbështetje të sofistikuar kriminale. Ne kemi drejtuesin e SPAK me një makinë të blinduar por nuk ka një antenë që ndalon shpërthin në distancë të eksplozivit”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026