U kryqëzua në mënyrë çnjerëzore në Përmet, shqiponja nuk i mbijeton plagëve

9 Tetor 2023 | 12:19

Shqiponja që u kryqëzua  e gjallë në Përmet, me qëllim për ta balsamosur, s’i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ngordhur me gjithë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën. Rasti makabër u regjistrua një ditë më parë në fshatin Bual në Përmet.

Në videon e publikuar nga Euronews Albania shihej shpendi i ‘kryqëzuar’ i gjallë në një gardh, në rrugët e fshatit. Këmbët e saj ishin gjakosura, ndërsa shqiponja e kryqëzuar shikonte personin që po e filmonte këtë ngjarje.

Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner i shkuan në ndihmë shpendit të plagosur, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën.

Ky nuk është rasti i parë kur kafshë të ndryshme keqtrajtohen, por rasti i Bualit në Përmet është dhe më i dhimbshëm, për shkak se keqtrajtohet shpendi që lidhet me identitetin kombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026