Pse dështoi Mossad? Flet për Euronews Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka dhënë një intervistë për Euroneës Albania, ku ka treguar gjendjen kritike në Izrael.
Ajo theksoi se askush në Izrael nuk është i sigurt duke theksuar se do të hetojnë se nga erdhi sulmi.
E pyetur se përse Mossad që është agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në Perëndim pas CIA-s, nuk arriti të dallojë paraprakisht sulmin, nënvizoi se për këtë do të përgjigjet në një moment të dytë.
“Familja ime për fat të mirë është mirë, por që askush nuk është i sigurt. Jemi vend shumë i vogël. Kam disa miq, djali i të cilëve ka humbur. Më duhet të them se në këtë kohë, kur kemi kaq jetë të humbura, kemi më shumë se 700 persona të vdekur dhe më shumë se 2200 persona në gjendje kritike dhe më shumë se 130 persona janë rrëmbyer. Është një lloj sulmi ndryshe nga sulmet e tjera. Nuk mendoj se kemi aktualisht një përgjigje për këtë pyetje, Është diçka që duhet ta hetojmë. Do të shikojmë se si duhet të përgjigjemi. Ajo që është e rëndësishme është të kujdesemi për personat që janë në gjendje kritike. Për pyetjen do të përgjigjem në një moment të dytë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve