“Të armatosur po rrëmbejnë fëmijë e të moshuar” – Rrëfimi i shqiptares në Tel Aviv

9 Tetor 2023 | 13:46

Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael tregoi në një intervistë për Euronews Albania situatën e tmerrit që po përjetojnë njerëzit në Izrael për shkak të sulmeve të njëpasnjëshme të Hamasit gjatë dy ditëve të fundit.

Ajo tha se në 30 vjet që jeton në Izrael, kjo është situata më e vështirë që ka përjetuar, me pamje që siç u shpreh, i risjellin këtij kombi kujtimet e holokaustit.

“Në këto 50 vitet e fundit Izraelit ka kaluar me qindra sulme terroristë po kjo që ka ndodhur këto dy ditë është tragjike, që njerëz të armatosur gjer në dhëmbë futen në shtëpitë e njerëzve, fëmijë disa muajsh, pleq, nuk kursejnë asnjë. Pamjet që jepen në TV janë shumë tronditëse si pamje të Holokaustit. Kjo që ka ndodhur këto ditë është shumë më e tmerrshme se një luftë, se në luftë përballen ushtri. Ata janë sjellë me popullatën njësoj si nazistët. Kemi të bëjmë me një organizatë nga më të rrezikshmet në botë që mbështetet nga një regjim i errët si Irani dhe me të duhet të përballet Izraeli. Janë si ISIS, janë fanatikë, të pamëshirshëm dhe qëllimi i tyre është zhdukja e shtetit të Izraelit”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024