Ambasadorja e Izraelit tregon 2 shtetet e fuqishme që qëndrojnë pas Hamasit
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg tha në një intervistë për Euronews Albania se Hamasi nuk ka vepruar i vetëm në sulmin e së shtunës ndaj Izraelit.
Sipas saj, prapa Hamasit qëndrojnë Irani dhe Katari, 2 shtete që kanë furnizuar me para, armë dhe logjistikë militantët.
“Pas Hamasit fshihet Irani. Një prej ushtrive më të forta si Izraeli mund të përballet me një organizatë terroriste ata janë duke përdorur popullsinë si mish për top, janë duke fshehur armët dhe janë duke sulmuar nga shkollat dhe xhamitë. Ata nuk po veprojnë vetëm, shteti që po vepron pas tyre është Irani. Janë duke i trajnuar, duke iu dhënë para, nuk ka dyshim që ka dorë. Një shtet tjetër që po i mbështet është Katari. Këto dy shtete kanë pasur dorë në organizimin e një sulmi të tillë. Izraelitet janë një popull i fortë, kanë mbijetuar për 2 mijë vjet, do të mbijetojë edhe këtë herë. Futemi në luftë nëse duhet”, tha ambasadorja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës