Pse presidenti duhet zgjedhur nga populli? Sqaron eksperti
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Rezart Kthupi, ishte këtë të hënë në Euronews Albania ku shpjegoi se përse është e rëndësishme që presidenti të zgjidhet nga populli.
Ai tha se kjo gjë është e rëndësishme pasi për momentin figura e presidentit është kthyer në një figurë tërësisht honorifike pa asnjë funksion domethënës në politik, madje siç shtoi ai më lehtë zgjidhet Avokati i Popullit, se Presidenti i Republikës.
“Ne pranojmë që kemi bërë një gabim në vitin 2008, për aq sa kemi pasur peshë me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ky gabim ka krijuar një ngërç të jashëtzakonshëm institucional në Shqipëri. Sot është e pamundur ligjërisht që të rrëzosh një qeveri. Roli i presidentit të republikës është roli i garantuesit të funksionimit dhe të moralitetit të institucioneve.
Nëse do të ishim në kushtet e presidentit të 2008, presidenti i 2008 zgjidhej me 3/5 e votave, nuk kishte një shumicë të thjeshtë. Sot është më e lehtë të zgjedhësh presidentin e Republilkës se të zgjedhësh Avokatin e Popullit, se ai do 84 vota, ndërsa presidenti zgjidhet me 71 vota.
Nëse ne kemi një president që zgjidhet me shumicë të cilësuar, dorëheqja e presidentit do të ishte akti me të cilin futej në ngërç ose detyrohej të arrihej një balancë e re politike. Presidenti është kthyer në një figurë tërësisht honorifike”,-tha Rezart Kthupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage