Hazard ‘var këpucët’, belgu i jep papritur lamtumirën futbollit

10 Tetor 2023 | 14:03

7 vite te Chelsea bënë që ai të cilësohej ndër futbollistët më të mirë në botë, por tanimë i jep fund karrierës në moshën 32-vjecare.

Eden Hazard ka lajmëruar zyrtarisht tërheqjen nga sporti më popullor në botë, ndërsa këtë gjë e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.

Belgu prej muajsh ishte pa skuadër, që prej largimit nga Reali i Madridit, duke mos nisur asnjë aventurë tjetër, ndërsa tanimë nuk do të zbresë më në fushën e blertë. Pas tërheqjes nga kombëtarja e djajve, Hazard ka varur këpucët në gozhdë.

Përgjatë karrierës së tij, Eden Hazard ka luajtur 623 ndeshje dhe ka shënuar 167 gola e asistuar 157 herë. Vitet e arta i kaloi në Londër, aty ku ishte lojtari kyç i bluve, me në total 352 përballje të luajtura. Kalimi në Madrid cilësohet një hap i gabuar për sulmuesin, i cili në 4 vite luajti vetëm 52 ndeshje.

Ylli belg numëron disa trofe të fituar, mes tyre kampionatin anglez, atë spanjoll, madje ka triumfuar dhe në Ligue 1 me Lille përgjatë sezonit 2010-2011.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026