Basha e përjashtoi nga PD, Bardhi: Vendim politik i Ramës, s’ka lidhje me rregullore
Gazment Bardhi në një dalje për mediat pas mbledhjes që zhvilloi me Sali Berisha komentoi vendimin e Lulzim Bashës për shkarkimin e tij nga PD .
Ai theksoi se është një vendim i Edi Ramës që nuk ka asnjë lidhje me rregulloren e Kuvendit.
Më tej ai shtoi se Rama ka dhënë urdhër që të përjashtohen deputetët e opozitës.
“Një e qeshur dhe merreni pak më me të qeshur katet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen e kam thënë dhe dje. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë. Dy akte janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po verifikojnë dhe po shohin dita ditës se kush ishte në aleancë me kullat. Duke qenë se nuk i doli, mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve. Edhe këtu do dalë bllof se Basha është përjashtuar me vendim të shumicës”, tha Bardhi.
Në lidhje me përjashtimet e deputetëve të tjerë të opozitës ai u shpreh:“Sa herë që Rama vjen në Parlament, përjashton disa deputetë të opozitës. Kjo për t’i dhënë zemër. Sado deputetë të përjashtojë Rama duhet të përballet me opozitën. Ky është një vendim politik, nuk është vendim bazuar në rregulloren. Ka një urdhër të Ramës për të përjashtuar deputetët e opozitës dhe kjo është zbatuar nga socialistët. Është vendim i Ramës. Unë jam i sigurt që grupi parlamentar i PD do të mbajë qëndrim për çështjen e Kosovës.”
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq