Lihet në burg ish-shefi i policisë në Kurbin, kërkon ndjesë: Po, e kam takuar Çelën
GJKKO lë në fuqi masën e “Arrest me burg”, e marrë në mumgesë për shefin e komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u arrestua gjatë operacionit “Fakë në det “.
Pas arrestimit ditën e djeshme dhe daljen përballë gjykatës, Metaj ka pranuar njohjen dhe takimet me narkotrafikantin Gëzim Çelën.
Sipas tij këto takime kanë qenë pasi kanë pasur njohje të mëparshme.
“Kam bërë gabim, po e kam bërë, pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot takimin”, tha ai.
Ish-shefi i policisë së Kurbinit Dritan Metaj, dyshohet se ishte pjesë e bandës së trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, duke ndihmuar narkotrafikantin e shpallur në kërkim Gëzim Çela.
Metaj dyshohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për të shmangur kontrollet e uniformave blu.
Në kuadër të operacionit Flakë në det u shpallën gjithashtu në kërkim dhe shtetasit , Arben Dalipaj dhe Roland Guzo.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat