Nagelsmann rrëfen shkarkimin nga Bayern: Ndihesha i përhumbur
Gjermania ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, me skuadrën e cila ka udhëtuar drejt SHBA-ve. Tashmë drejtimin e skuadrës e ka në dorë Julian Nagelsmann, i cili për herë të parë në karrierën e tij drejton një përfaqësuese, ndërsa më parë ka trajnuar ekipe si Leipzig, Bayern e Hoffenheim.
Në një konferencë për shtyp, 36-vjeçari ka folur për periudhën në të cilën drejtonte bavarezët, ku pas shkarkimit pësoi një shok psikologjik.
“Prej moshës 14-vjeçare nuk i jam ndarë futbollit në role të ndryshme. Pas largimit nga Mynihu nuk ishte e lehtë. Në thelb pushimet karakterizojnë periudhën e relaksimit dhe prezencën pranë personave që do, por rezultoi e kundërta. Shpeshherë mendoja tërheqjen përfundimtare nga futbolli, pavarësisht rolit. Ndihesha i përhumbur. Kurrë deri në këtë moshë nuk e kisha ndjerë veten kaq keq,” – tha ai.
Më tej tekniku ka folur dhe për skuadrën aktuale, e cila ka nevojë për shumë punë.
“Mezi po pres të debutoj në pankinën e Gjermanisë. Do të jetë tejet emocionuese që të jem timonier i përfaqësueses në kampionatin evropian, i cili do të zhvillohet në shtëpinë tonë. Jemi ambiciozë dhe me objektiva madhore, koha e duhur për t’i përveshur mëngët,” – u shpreh Nagelsmann.
Në muajin tetor Gjermania do të zhvillojë dy ndeshje, më 14 ndaj SHBA-së dhe 4 ditë më pas përballet me Meksikën.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh