Euronews Prespective Show: Droga, bullizmi dhe problematikat në sistemin arsimor

11 Tetor 2023 | 17:37

Euronews Perspective Show, nën moderimin e Euronews Romania dhe së bashku me Euronews-in qendror në Lyon, Euronews Albania, Euronews Serbia, Euronews Bullgaria dhe Euronews Georgia analizuan përmes një emisioni kushtuar sistemit arsimor, të gjitha fenomenet negative në shkolla, si përdorimi i drogës, bullizmi, por dhe problematika të tjera.

Moderatorja e Euronews Romania, Andra Diaconescu, tregoi projektin e nisur në vendin e saj, ku mijëra mësues po trajtohen se si të njohin simptomat e një përdoruesi droge.

Në Rumani oficerët e zbatimit të drogës shkojnë në shkolla për të trajnuar stafin ose për t’u ofruar atyre kurse online. Ky aktivitet ka nisur pasi disa politikanë pohuan se testimi antidrogë i studentëve mund të jetë një zgjidhje për të identifikuar dhe luftuar këtë fenomen.

Gazetari i Euronews Albania, Franko Ergo, solli në vëmendje Paketën e Sigurisë në Shkolla të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, e cila ka si synimin krijimin e një perimetri sigurie rreth shkollave në mënyrë që nxënësit të mos bien në kontakt me lëndët narkotike.

Egro solli në vëmendje megaoperacionin e koduar “Tempulli”, ku arrestuan më shumë se 230 persona që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjithashtu ai shtroi dhe problematikën e çantave të tejmbushura me libra për fëmijët, të cilat i dëmtojnë shtyllën kurrizore.

Nga ana tjetër drejtuesi i lajmeve të Euronews Serbia Bojan Brkic solli në vëmendje performancën e ulët të nxënësve në Serbi gjatë një testi gjeneral. Ai tha se pavarësisht ngarkesës në shkolla, nxënësit nuk përthithin dijet bazë dhe kanë një performancë shumë të ulët në provime.

Brkic shtoi se sipas anketës së PISA-s të vitit 2018, një në tre nxënës në vitin e parë të shkollës së mesme në Serbi është analfabet funksional. Ekspertët pohojnë se arsyeja për këtë qëndron në qasjen e gabuar ndaj arsimit.

Nga ana tjetër gazetarja e Euronews Lyon Valérie Gauriat, solli në vëmendje problematikën e evidentuar në Francë, se si mësimdhënia nuk është më atraktive dhe për vetë mësuesit.

Euronews Georgia trajtoi fenomenin e mbylljes së shkollave në zonat rurale, për shkak të uljes së numrit të nxënësve nga emigracioni.

Sakaq Euronews Bullgaria solli risinë teknologjike si fëmijët e klasës së parë kanë nisur një lëndë të re për ndërtimin e robotëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Europa voton! Zgjedhjet në BE, beteja mes populistëve dhe vlerave Europiane

Më shumë se 400 milionë votues nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të votojnë për të zgjedhur 720 përfaqësues në Parlamentin Evropian nga...
14:01 | 07/04/2024

Euronews Prespective Show: Ukraina, 2 vite nga pushtimi në shkallë të gjerë

Dy vjet më parë, bota u trondit teksa forcat ruse sulmuan territorin ukrainas, duke filluar një pushtim në shkallë të gjerë, që vijon të ndikojë...
15:43 | 23/02/2024

Euronews Perspective Show: Zgjerimi i ri i BE

Euronews Albania së bashku me Euronews-in qendror në Lion, Euronews Bullgaria, Euronews Serbia, Euronews Romania dhe Euronews Georgia, analizuan në një panel të përbashkët mundësitë...
16:23 | 25/01/2024