Rezoluta, Manjani: Debat idiot për 3 paragrafë
Juristi Ylli Manjani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se rezoluta e Kosovës është një debat i pavlerë që është bërë për 3 paragrafë.
Sipas tij, kjo rezolutë nuk ka ardhur në rrugë ligjore, por është njësoj si Komisionet Hetimore ku nuk bëhet asnjë punë.
“Që vendosi Parlamenti i Shqipërisë të bëjë një rezolutë, nuk ndryshon asgjë. Me gjithë respektin që unë kam qejf të kem si shqiptar që shteti im të ketë një fjalë diku, nuk e ka atë fjalë. Ta fshijmë nga memoria, nuk jemi qendra e botës. Në bazë të ligjit, politikën e jashtme e harton ministri i Jashtëm dhe kur i duhet parlamenti nëpërmjet qeverisë çon propozimin, ky është ligji. Kjo rezolutë ka ardhur nga kjo rrugë? Jo! Pra, ra rruga ligjore. Çdo fjalë që ka emrin rezolutë është njësoj si komisionet hetimore. I keni parë ato gallatat që bëhen nëpër Komisionet Hetimore? Që s’bëhet asgjë? Njësoj! Absolutisht njësoj! Sepse rezolutë për t’i thënë vetes tonë ne, që ne njohim veten është idiotësi nuk thua asgjë,” – u shpreh Manjani.
Pak orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën është arritur dakordësia mes PS dhe PD për një projekt-rezolutë të përbashkët.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në