Ekskluzive| “Iron Dome”, Euronews siguron foto të sistemit antiraketor izraelit
Ekipi i Euronews Albania po raporton nga Izraeli, nga vendi i luftës. Mes makinave të djegura, tokave djerrë dhe shpërthimeve të vazhdueshme që lënë pas viktima e ndërtesa të shkatërruara, gazetari Thimi Samarxhiu dhe Olti Allmeta kanë gjetur dhe lloje armatimesh.
Ata mundën të sigurojnë foto të “Iron Dome”, sistemit antiraketor izraelit, ndërsa patën mundësi ta mbajnë në duar për të parë dhe përbërjen e tij.
Ka kaluar një javë nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe është ende e paqartë nëse Izraeli ka plane për të nisur një sulm tokësor në Gazë.
Izraeli ka kryer sulme të rënda ajrore në Gazë dhe ka sinjalizuar se pritet të bëhet më keq.
Vendi ka urdhëruar më shumë se një milion njerëz në Gazë të evakuohen drejt jugut përpara një operacioni të mundshëm tokësor, sipas Kombeve të Bashkuara. Shumë në enklavë lanë shtëpitë e tyre të premten, por njerëzit po ikin nga vendet për t’u strehuar pasi Gaza kthehet në një shkretëtirë nga bombardimet izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

