Drejtori i Odës Amerikane në Kosovë: Partitë politike nuk e kanë fokusin te ekonomia
Ekonomia është një sektor shumë i rëndësishëm për një shtet, sidomos me pandeminë e COVID- 19, që ka shkaktuar dëme të mëdha tek çdo shtet. Ky është edhe fokusi i emisionit ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania këtë të premte, ku për të folur për ekonominë e Kosovës dhe se çfarë premtojnë partitë politike nëse fitojnë zgjedhjet e 14 shkurtit janë dy njohës shumë të mirë të ekonomisë, z. Arjan Zeka drejtori i Odës Amerikane Ekonomike në Kosovë dhe z. Uranik Begu drejtori i Qendrës për Inovacion në Kosovë.
Duke ndjekur fushatën e zhvilluar deri tani, dy ekspertët e ekonomisë japin mendimin e tyre nëse kjo fushatë është përqendruar apo jo te ekonomia .
“Programet ekonomike të partive janë luks për qytetarët, pasi nuk janë të shpjeguara siç duhet se çfarë do bëjnë me shtyllat kryesore në ekonomi. Besoj se njerëzit do të zgjedhin për partitë, për liderët në vend që të analizojnë ofertën më të mirë të partive”, – thotë z. Zeka.
“Si votues s’është situata njësoj, populli e kupton realitetin dhe gjendjen e vendit. Për shkak të COVID edhe ekonomia nuk është e shëndoshë dhe ata do shohin mirëqenien e tyre. Premtimet elektorale s’kanë vlerë të madhe, por duhet një qeveri e qëndrueshme, se ky ndryshim shkakton trazira në çdo aspekt të jetës”, – thotë për Balkan Talks, z. Begu.
Ata mendojnë se për këtë gjendje të vështirë ekonomike në Kosovë ka ndikuar edhe prioriteti që kanë dhënë qeveritë në dialogun me Kosovën dhe jo te ekonomia.
“Janë dy shpjegime; politika ka mbetur peng i historisë dhe marrëdhënies me Serbinë dhe pesë vendeve të BE-së që nuk njohin Kosovën. Kjo ka bërë që energjitë e qeverive të shkojnë drejt kësaj. Aspekti i dytë duhet të jetë përcaktim për profilin ekonomik të shtetit. Duhet fokus dhe investim në dije”, – thotë drejtori i Inovacionit në Kosovë.
Z. Zeka shpreh dhe një shqetësim tjetër lidhur me refuzimin e bashkëpunimit të ofruar nga ana e ekspertëve në këtë drejtim.
“Ne si Odë kemi vendosur për mostakim me përfaqësuesit e partive politike gjatë fushatës. Kur kemi funksionim më të mirë të institucioneve, nxitim takim dhe kemi dyert hapur. Këtë e bëmë vitin e kaluar kur filloi pandemia e COVID-19 dhe kishim nevojë për unifikim në ligjin për rimëkëmbje.
Bashkë me ‘Odën e Kosovës’ ndërmjetësuam takime, por që nuk i bindëm dhe nuk ia dolëm”, – shprehet i pakënaqur drejtori i “Odës Amerikane në Kosovë”.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill