Rama: Von der Leyen më informoi për procesin screening për integrimin

15 Tetor 2023 | 18:13

Kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, po mban një konferencë për mediat, një ditë para se të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Rama deklaroi se në fokus të takimit me Der Leyen  ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Von der Leyen sipas Ramës e ka informuar për procesin screening për të gjithë grupkapitujt themelorë të negociatave, për të cilat ka pasur fjalë të mira.

“Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të screning në kuadër të integrimit, po e them me këtë term se ende nuk jam informuar si është kjo fjalë në shqip. Është diagniozë e thelluar e të gjithë situatës në të gjithë sektorët e vendit. Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe për çfarë Shqipëria ka bërë. Megjithatë presidentja nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira, çka e bën të rëndësishme fjalën e mirë. Kemi folur për situatën në rajon për ecurinë e përbashkët të të gjithë rajonit”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026