Von der Leyen: Moment kyç për integrimin e Ballkanit, mos e lini mundësinë të ikë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi gjatë Samitit të Procesit Berlinit që po mbahet në Tiranë se ky është një moment kyç për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Von Der Leyen apeloi për vendet e rajonit që ta shfryëzojnë këtë mundësi dhe të punojnë së bashku me BE-në për të finalizuar procesin e integrimit.
“Këto janë momente kyçe dhe mos i lini mundësitë të ikin dhe për këtë do punojmë së bashku”, tha ajo.
Von der Leyen gjithashtu shtoi se lufta në Ukrainë dhe Izrael, po tregon që planeti po digjet dhe ndaj në këto kohëra duhen miqtë më të mirë të mundshëm. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian është dëshmi e paqes së qëndrueshme dhe ndaj Ballkani Perëndimor e ka vendin aty.
“Ne jemi dëshmitar të një luftë të tmerrshme që ka nisur Rusia kundër Ukrainës. Ne kemi parë një sulm të tmerrshëm që ka vrarë mbi 1400 gra, burra dhe fëmijë, vetëm se ata janë hebrenj. Ne po jetojmë në një planet që po digjet, jemi të sfiduar nga inteligjenca artificiale dhe në këto kohëra na duhen miqtë më të mirë të mundshëm.
Le të punojmë së bashku që ju të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian që ka treguar që së bashku ne të arrijmë një paqe të qëndrueshme dhe një begati për të gjithë”, tha Von der Leyen.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës