Inagurohet Kolegji Europian/ Mogherini: Do e nisë aktivitetin vitin e ardhshëm

16 Tetor 2023 | 17:55

U mbajt këtë të hënë  ceremonia për inagurimin e Kolegjit të Europës, e cila do të ketë Piramidën e Tiranës si qendër të tij, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Federika Mogherini, rektorja e Kolegjit të Europës, teksa mbajti fjalën e saj, deklaroi se aktivitetet në këtë kolegj do të nisin vitin e ardhshëm dhe se vitin e parë do të presë 31 studentë.

“Po inaugurojmë sot në Tiranën e bukur, zyrën e parë të Kolegjit të Europës këtu në Tiranë, që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë, që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025. Për mua është vërtet nder, jam shumë krenare, e shihni buzëqeshjen time, është buzëqeshje e vërtetë.

Do të doja së pari të falënderoja të gjithë ata që e bënë të mundur një gjë të tillë, pikë së pari, miqtë, partnerët tanë shqiptarë, Edin, të gjithë qeverinë, kryetarin e Bashkisë, të gjithë miqtë që për pak muaj bënë të gjithë këtë gjë dhe atë që do të vijë. Do doja të falënderoja pa masë institucionet evropiane, Ursulën, shtetet anëtare. E gjitha kjo nisi më pak se një vit më parë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor këtu në Tiranë”,-tha Federika Mogherini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026