Von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për forcimin e kufijve me Ballkanin Perëndimor

16 Tetor 2023 | 19:09

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman Oal Scholz u pyet edhe për çështjen e emigracionit.

Ajo tha se kjo temë nuk ishte në fokusin e diskutimeve të Samitit por tha se Bashkimi Europian do të punojë ngushtësisht me Ballkanin Perëndimo për forcimin e kufijëve dhe regjistrimin e saktë të kufijëve.

“Pati diskutime të limituara për emigracionin. Nuk ishte fokusi i diskutimeve tona dhe patjetër ne patëm një shikim me BE për rrugët e emigracionit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Mund të them se çështja e parë nëse e shohim nga BE është të kemi rregullat tona të brendshme të adresuara dhe kjo është që të përfundojmë paktin e azilit dhe refugjatëve por jemi drejt një rruge pasi kemi rënë dakord për menaxhimin e krizës.

Po punojmë ngushtësisht me Ballkanin Perëndimor për masa si forcimi i kufijve që të kemi marrëveshje me disa, një regjistrim i saktë i refugjatëve dhe gjithashtu janë të rëndësishme edhe politikat e vizës. Agjencitë evropiane po përpiqen sa më shumë. Sa i përket rrugëve ligjore, po përfshijmë Ballkanin Perëndimor nëpërmjet menaxhimit të emigracionit për kufijtë e jashtëm”,-tha Von der Leyen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026