Gazetarja zbulon politikanin më të lumtur të samitit të Berlinit në Tiranë

16 Tetor 2023 | 21:33

Gazetarja Esmeralda Mulaj tha në emisionin Now në Euroneës Albania se e vetmja arritje e Ramës në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit ishte diplomacia publike.

Sipas saj, ky samit nuk prodhoi asgjë konkrete për rajonin, pasi u mbajt nën hijen e luftës mes Hamasit dhe Izraelit dhe të vetmit liderë që u shfaqen të lumtur ishin ata në largim, që nuk do të kenë më asnjë përgjegjësi politike.

“Po të shikoje imazhet e udhëheqësve shikoje tensionin në botë, e kishin në axhendë këtë samit ndaj e bënë. Për ne sigurisht që është gjë e mirë. Kryeministri më i lumtur ishte ai i Holandës, Mark Rute i cili nuk do të merret më me politikë, është kryeministër i dorëhequr, ai i Spanjës shkon në zgjedhje, Von der Leyen shkon në zgjedhje. Ishin të relaksuar se nuk do të mbajnë përgjegjësi vitin tjetër”, tha gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026