Dyrnjaja: Askush nuk e ka thënë, por kjo ishte mungesa më e madhe në Samit
Gazetari Denis Dyrnjaja ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur ditën e hënë në Tiranë.
Ai tha se ky samit pati një problem shumë të madh që kishte të bënte me një dokumentar që kryeministri Rama paraqiti para liderëve të BE-së ku 30 vite të historisë shqiptare anashkaloheshin menjëherë.
Sipas Dyrnjas nuk mund të përmendësh në historinë e Shqipërisë Enver Hoxhën e të lësh pa përmendur Berishën, pasi sido të jetë ai kishte një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e e demokracisë në Shqipëri.
“Në gjithë parashtesën e historikut të shqipërisë u fol që nga lufta çlirimtare e më herët, por kishte një vakum shumë të madh aty. Mungonte hyrja e demokracisë dhe personazhet kryesore, njërin prej të cilëve e kemi këtu (duke iu referuar Nikollë Lesit, i cili ishte gjithashtu i ftuar në studio).
Sali Berishën duhet ta vendosësh aty sido që të jetë, sa kohe ke vendosur Enver Hoxhën, nuk mund të përjashtosh Sali Berishën nga demokracia. Kanë ndodhur disa ngjarje të rëndësishme gjatë kësaj epoke, përfshirë këtu lindjen e gazetës “Koha Jonë”, që në një moment u bë më e rëndësishme se “Rilindja demokratike, e cila ishte gazeta e parë demokratike në Shqipëri.
Tani ti nuk mund të vendosësh të gjithë rrugëtimin e Enver Hoxhës me kineze e sovjetik dhe të anashkalosh momentin më të rëndësishëm. Është hera e parë që unë po diskutoj për këtë gjë dhe thash në daljen e parë do e them këtë, sepse janë bërë gjithë ato debate dhe nuk është përmendur. Sali Berisha është si është, është pjesë e historisë. S’mund të kalojnë 30 vite direkt, nga protesta e studentëve te prishja e ndërtimeve dhe Shqipëria kartolinë”,-tha Denis Dyrnjaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona