Bardhi: Nuk respektohet opozita, zero argument për moslejimin e komisioneve hetimore
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi ku bllokuan seancën plenare që do të zhvillohej ditën e sotme.
Në fjalën e tij ai theksoi se opozita nuk respektohet në Kuvend dhe sipas tij përderisa nuk ndodh një gjë e tillë nuk ka pse të mbahet seanca.
Më tej ai nënvizoi se ka zero argument nga mazhoranca se pse nuk është lejuar ngritja e komisioneve hetimore për kontratat koncensionare.
“Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, situata ku mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin e Shqipërisë është një situatë anormale. Brenda një jave siç kam theksuar janë rrëzuar tre kërkesa për ngritje të komisioneve hetimore pa dhënë asnjë shpjegim publik. Është rrëzuar kërkesa për sistemin TIMS. Ka zero argumente pse është rrëzuar kjo kërkesë.
Ka zero argumente dhe sqarim publik pse nuk lejohet hetimi parlamentar për katër kontratat koncensionare në fushën e shëndetësisë. Ka zero shpjegime dhe argumente nga ana e mazhorancës se pse nuk lejohet komisioni hetimor, për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv në kushtet e interesit. Ka gjithashtu zero shpjegime se përse opozitës nuk i lejohet si asnjëherë më parë në këto në 32 vite të bëjë propozime anëtarëve që ajo dëshiron në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Duam që Kuvendi i Shqipërisë të jetë një tempull ku ne diskutojmë ide dhe përballim argumente”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës