A e goditi Izraeli spitalin në Gaza? Gazetari: E turpshme, ja e vërteta…
Attila Somfalvi, gazetari në Tel Aviv, tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ishte Izraeli ai që e sulmoi spitalin në Gazë.
Ai tha se është e turpshme përhapja e këtij lajmi nga mediat më prestigjoze pasi sipas tij, ato nuk pritën konfirmimin e Izraelit, por e shpërndanë lajmin e tani gjithë bota mendon se ishte Izraeli ai që sulmoi dhe jo grupi terrorist i Hamasit. Sipas gazetarit, raketa ishte nisur për të sulmuar Izraelin, por gabimisht ra në spital.
“Ata u përpoqën të fajësonin Izraelin për këtë ngjarje por u provua se Izraeli ishte i pafajshëm pasi ishte qëlluar një raketë nga Gaza e cila kishte si destinacion Izraelin por që ra gabimisht në spital. Gjëra të shëmtuara që ndodhën në këtë spital, është se shumë media perëndimore dëgjuan versionin e Hamasit dhe jo atë të Izraelit dhe kjo është e turpshme. Është e turpshme se bëhet fjalë për mediat më prestigjioze në botë.
Ato dështuan. Nuk e treguan të vërtetën. Ua vunë veshin terroristëve dhe rrëfimit të tyre dhe nuk pritën vetëm pak orë për të parë se cili do të ishte reagimi jonë, në mënyrë që të kishim një përgjigje të saktë dhe lajmi tek shumica e mediave ishte që Izraeli godet spitalin, kjo nuk është e vërtetë, ndaj Izraeli ka nisur një kundërsulm mediatik për të sqaruar se çfarë ndodhi”-tha gazetari.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.