Nuk riluhet ndeshja e ndërprerë nga sulmi terrorist, Belgjikë-Suedi qëndron në 1-1

19 Tetor 2023 | 17:41

Belgjikë-Suedi nuk do të luhet sërish, ndërsa skuadrat do të ndajnë nga 1 pikë, ashtu siç ishte dhe rezultati përgjatë kohës së luajtur të ndeshjes. Ky vendim është marrë nga UEFA, e cila ka bërë të ditur se në këtë situatë dhe pas atij sulmi të regjistruar, skuadrat nuk do të rikthehen më në fushë.

“Sa i përket ndeshjes kualifikuese evropiane mes Belgjikës dhe Suedisë, e ndërprerë në pjesën e parë me kërkesë dhe marrëveshje të dy skuadrave, pas sulmit terrorist që vrau dy tifozë suedezë në Bruksel më 16 tetor, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot se: Ndeshja është ndërprerë dhe rezultati i pjesës së parë cilësohet ai përfundimtar, ku secilës skuadër i jepet 1 pikë në grupin F”, thuhet në njoftimin e UEFA.

Me këtë rezultat asgjë nuk ndryshon në grup, pasi Belgjika e kishte siguruar më parë kualifikimin në Evropian, ndërsa skuadra tjetër ishte Austria, teksa suedezët qëndrojnë në vendin e tretë me 6 pikë. Kujtojmë se përballja e cila luhej ditën e hënë u ndërpre pas 45 minutave për shkak të një sulmi terrorist në rrugët e qytetit të Brukselit, ku një terrorist i armatosur vrau dy tifozë dhe plagosi disa qytetarë. Ngjarja u regjistrua në afërsi të stadiumit ku kombëtarja e djajve luante me Suedinë, teksa pas arritjes së forcave policore u bë i mundur neutralizimi i autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026