Demiraj: Netanjahu përgjegjës! Ka provokuar myslimanë në xhaminë Al-Aksa, i ka vrarë
Koloneli Dritan Demiraj tha në emisionin Review në Euronews Albania se pavarësisht se gjendja në Lindjen e Mesme mund të jetë dukur e qetë, këto vende asnjëherë s’e kanë ulur armiqësinë ndaj izraelit.
Sipas tij, kjo që ndodhi ditët e fundit i ka rrënjët te qeveria e Netanjahut, që ka provokuar dhe vrarë myslimanët në xhaminë Alaksa dhe në tokat e tyre.
“Që në vitet ‘80 Egjipti, në ‘94 Jordania, edhe pse kishte një situatë të qetë në Lindjen e Mesme popullsitë e këtyre vendeve s’e kanë ulur armiqësinë ndaj izraelit. Ka një situatë që ndez në këtë moment dhe kjo krizë i ka rrënjët te qeveria e Netanjahut që ka qenë një qeveri shumë ekstreme që i ka provokuar myslimanët në xhaminë Alaksa duke i vrarë, duke i shkelur të drejtat e hyrjes në xhami, duke i marrë tojat, duke prishur banesat e tyre. Dhe si rezultat i kësaj fillojnë edhe njerëzit të reagojnë, edhe pse në format jo të duhura. Shpresoj të mos futet në lojë Hezbullahu dhe 7 organizata të tjera që mund t’i bashkohen, janë 200 mijë milici dhe 100 mijë Hezbollahu. Të shpresojmë që ushtria izraelite nën presionin amerikan të ndalojë bombardimet ose të sigurohet para se të sulmojë”, tha Demiraj.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve