“Synojmë parlamentarizmin”, Mziu: Jemi vendi me nivelin më të ulët të jetesës
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi kryesor i opozitës nuk është më futja në zgjedhje të parakohshme, por kthimi i vendit drejt parlamentarizmit dhe denoncimi i skandaleve të qeverisë.
“Nuk është qëllimi për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Qëllimi kryesor është për të kthyer parlamentarizmin. E dyta për të bërë denoncimin e skandaleve pa fund të kësaj qeverie, për situatën kritike në të cilën ndodhet sot vendi ku ka nivelin jetik më të ulët në rajon dhe në Europë.
Ne nuk themi se kemi gjetur shkopin magjikë, qëllimi kryesor i opozitës është të denoncojë atë që bën qeveria dhe për të qenë koherent me problematikat që kanë qytetarët në bazë, për t’i sjellë problemet e tyre. Së treti për të sjellë një platformë se si do të qeverisë, PD-ja dhe opozita në zgjedhjet 25 prillit”,-tha deputeti Mziu.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje