Tetori rozë në Gjirokastër, marshim sensibilizues për kancerin e gjirit
Në kuadër të tetorit Rozë në Gjirokastër vazhdojnë ende aktivitetet sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit tek gratë dhe vajzat.
Në bulevardin kryesor të qytetit u zhvillua një marshim sensibilizues ku pjesëmarrësit apeluan për diagnostikimin në kohë të kësaj sëmundje.
” Një tubim, marshim në dobi dhe vetëm në interes të parandalimit të kancerit të gjirit, unë ju bëj thirrje të gjitha grave, të gjitha vajzave, të gjitha nënave, të gjitha motrave që ti bashkohen nismës për të bërë ekzaminimin me eko apo me mamografi pranë spitalit rajonal të Gjirokastrës ku ekzaminimi është falas”,-tha Edi Sinojmeri, drejtor i shëndetit publik, Gjirokastër.
Edhe në zonën muzeale u promovua “Rrugica rozë” për sensibilizimin e të gjithë shoqërisë për luftimin sa më të hershëm të kancerit të gjirit.
“Në simbolikë të muajit më të cilin ne jemi, i kemi dhuruar këtë rrugicë për t’ju treguar të gjithëve femrave dhe grave që nuk është vetëm tetori muaji rozë por është çdo ditë e vitit një ditë që ato tja kushtojnë vetes së tyre, pra kalimi në këtë rrugë le të sjellë në vëmendje të të gjitha grave që ato janë shumë të rëndësishme për të gjithë shoqërinë dhe duhet të kujdesen maksimalisht për veten e tyre”,-tha Albana Hasanaj, drejtore e zyrës vendore arsimore.
” Sensibilizohemi të gjithë në mbështetje të grave të forta, të grave që falin jetën dhe e bëjnë jetën më të bukur”, Matilda Gushi, mësuese.
Në spitalin e Gjirokastrës përgjatë muajit tetor ka patur një interes të shtuar për kryerjen e mamografisë mjekësore. Vitet e fundit në zonën e Gjirokastrës po regjistrohen raste në rritje të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni