Prindërit kundër vaksinës së fruthit për fëmijët në RMW, mjekët: Besojini shkencës
Prindërit në Maqedoninë e Veriut janë skeptik sa i përket injektimit tek fëmijët të vaksinës kundër fruthit, rubeolës dhe shtyave. Sipas tyre një vaksinë e tillë mund të shkaktojë autizëm. por Eksperëtët e mjeksisë shprehen kunder dhe këshillojnë bërjen e kësaj vaksine pasi në të kundërt mund të ketë pasoja serioze në shëndetin dhe jetën e fëmijëve.
Aleksandra Grozdanova, koordinatore kombëtare për imunizimin deklaroi: “Shumë prindër janë të shqetësuar për vaksinën. Por, në vitin 2019 kur kishim epidemi të fruthit u desh që me urgjencë të vaksinojmë 41 600 fëmijë. Dhe tek këto fëmijë ne nuk kemi parë simptoma të tilla për të cilat kanë ngritur shqetësim prindërit. Ne jemi një vend i vogël dhe nëse diçka do të ndodhte, do të ishte zbuluar.”
Referuar të dhënave nga Instituti për Shëndetin Publik deri më tani asnjëra prej vaksinave nuk është aplikuar tek mbi 95 përqind e fëmijëve, siç janë rekomandimet botërore për imunitet kolektiv.
Mjeku nga Komisioni për Sëmundje Infektive pohoi se vaksinat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjeneratave të ardhshme dhe përmendi edhe fatalitete si pasojë e mosvaksinimit.
“Epidemia e fruthit në vitin 2019 fatkeqësisht mori jetën e tre fëmijëve. Ata ishin 5, 11 dhe 13 muajsh. Fëmija që ishte pesë muajsh nuk mund të vaksinohej por pjesa tjetër mund ta kishte marrë atë dhe do të parandalohej mundësia e transmetimit te fëmijët më të vegjël dhe komplikime”, deklaroi Zllate Mehmedoviç, Komisioni për Sëmundje Infektive.
Përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Patricia di Giovani, bën thirrje që t’i besohet shkencës.
“Unë do të doja të inkurajoja prindërit për brezat e ardhshëm që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Unë kam jetuar dhe punuar në komunitete ku ka ende sëmundje që shkaktojnë paaftësi te njerëzit dhe nuk është e këndshme ti shohësh”, tha ajo.
Dy vitet e fundit është ndërmarrë një fushatë intensive e vaksinimit duke zbutur shifrat e fëmijëve të pavaksinuar, por në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Manastir dhe Strumicë ende ka një numër të madh të fëmijëve të pavaksinuar duke lënë kështu mundësinë e rikthimit të ndonjë epidemie tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq