Protesta për Palestinën në Shkup, protestuesit: Nuk kemi fuqi tjetër përpos lutjes

22 Tetor 2023 | 19:27

Kjo është Farah Kadër, studente e vitit të katër në Maqedoninë e Veriut nga Palestina. Ka dalë në protestë për mbështetjen e popullit të saj që thotë se është i shtypur dhe po vritet çdo ditë.

 “Unë jam palestineze. Kam ardhur këtu për studime. Familjen i kam atje në Palestinë. Doja të flas për situatën e rëndë që e përjetojnë palestinezët. Jo vetëm në këtë periudhë. Qëmoti po jetojnë në këtë situatë prej 75 vitesh. Ky nuk është vetëm problem i myslimanëve sepse atje kemi të gjithë fetë, dhe të gjithë e kanë këtë problem. Po dëshirojnë ta fshijnë historinë e Palestinës. T’ua marrin shtëpitë palestinezëve, të dalin dhe të jetojnë pa shtetësi pa asgjë. Dhe ata që nuk duan ti lëshojnë shtëpitë po vdesin ditë për ditë”,-tha Farah Kadër, studente nga Palestina.

Farrah i ka prindërit dhe familjen në Palestinë dhe nuk i ka parë prej përshkallëzimit të situatës, por shpreson që ti takojë sërish.

“Kam shoqëri atje, shumë njerëz që kanë vdekur atje. Para dy jave shoqes time i ka vdekur vëllai. Atje nuk jemi aspak të sigurt. Prandaj edhe jemi detyruar të vijmë këtu për studime dhe nuk kemi mundur të qëndrojmë bashkë me familjen”,- Farah Kadër, studente nga Palestina.

Në mbështetje të popullit palestinez dhe me shpresë për përfundim të luftës kanë dalë edhe qindra qytetarë të tjerë në Shkup.

 “Apeloj deri tek shtetet perëndimore që ti hapin sytë sepse i kanë mbyllur, për drejtësi të njerëzimit. E gjithë bota i ka mbyllur sytë me gjendjen e Palestinës. Në Azinë Lindore, në Azinë e Mesme, në Irak, në Siri, dëshiroj që të mos ketë më luftë askund në sipërfaqen e botës dhe po apeloj që gjithë bota të ngrihet kundër terrorit dhe agresionit në tërë botën”,-tha protestuesi.

Protesta paqësore u shoqërua me fjalime në të gjitha gjuhët e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut me mesazhe për paqe dhe për sensibilizim më të madh  për atë që po i ndodhë popullit Palestinez. Në forma të ndryshme janë organizuar edhe ndihma humanitare për popullin palestinez që pritet të dorëzohen nëpërmjet programeve të kombeve të bashkuara për ushqim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026