“Ka një mal me akuza”, analisti: Drejtësia theu mitin se Berisha është i paprekshëm

23 Tetor 2023 | 19:05

Analisti Ilir Yzeiri tha në një intervistë për Euroenws Albania se më në fund drejtësia theu mitin se Sali  Berisha është i paprekshëm.

Ai tha se nuk i takon atij të thotë nëse është fajtor apo jo ish-kryeministri, por ndaj tij rëndojnë një mal me akuza për të cilat ai do duhet të hetohet e të gjykohet.

“Ky njeri i cili ka djegur Shqipërinë në ’97, në fund fare është përgjegjës, se kur ishte në zyrën e tij në kryeministri u vranë 4 protestues. Sikur të mos mjaftonte kjo, po ky njeri sulmoi me të gjitha mjetet godinën e partisë së tij.

Ky njeri ndaj të cilit ka një mal me akuza, deri më tani kishte krijuar mitin se ishte i paprekshëm nga drejtësia. Unë nuk e di nëse është apo jo faktor, këtë do e zgjidh drejtësia, ajo që unë dua të them se më në fund drejtësia tregoi se është e pavarur dhe njerëzit janë të barabartë para ligjit”,-tha analisti Yzeiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023