Pse nuk e fusin Berishën në burg? Çani: Gati të hyjmë në 1 epokë të re politike

23 Tetor 2023 | 22:06

Gazetari Arian Çani tha këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” se nëse Sali Berisha do të futej në burg, atëherë do të thoshim me plotë bindje se jemi në një epokë të re politike.

Sipas Çanit është lajm fakti që të shtunën për herë të parë u prek nga drejtësia një nga personat më të rëndësishëm sa i takon politikës së 30 viteve të fundit në Shqipëri.

“Kjo që po shikojmë në këto momente, nuk jemi futur akoma në një epokë të re politike. Në epokë të re politike do të futemi nëse merret i pandehur dhe futet në burg edhe Sali Berisha. Ne jemi gati të hyjmë në një epokë të re politike. Por pa u prekur liderët e mëdhenj në këto 30 vit.

Nëse drejtësia nuk arrin dot të prekë personazhe të lartë të politikës, njerëzit që kanë qenë në timonin e udhëheqjes së këtij vendi, si Berisha,  Rama, Meta, Lul Basha, që ka pasur edhe poste dhe pretendon se ka një parti. Pra janë 3-4 personazhe të cilët deri pardje nuk ishin prekur. Ne duhet ta themi që është lajm që po futemi në një epokë të re politike. Ende nuk kemi hyrë, mund ta thoshim që jemi futur nëse do arrestohej doktori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026