Shtyhet seanca për rusin Igor Kokunov, avokati: Shkresa për ekstradim e parregullt

24 Tetor 2023 | 13:27

Shtyhet seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër për rusin Igor Kokunov, i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar, konkretisht në Rusi.

Seanca është shtyrë më 7 nëntor të këtij viti, ndërsa avokati i tij mbrojtës Kokunov Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zevëndes Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministria e drejtësisë ruse, dhe kjo bie ndesh më konventën ndërkombëtare.

Avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Avokati mes tjerash deklaroi se është kërkuar azil në Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Deri më 7 nëntor pritet te sqarohet nëse shkresa për  ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Pergjithshëm i Rusisë apo nga Ministria e Drejtësisë në Rusi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026