Sacchi kritikon futbollistin e Milanit: Leao nuk ka personalitet

24 Tetor 2023 | 15:15

Milani pësoi një disfatë në fundjavë nga Juventus, përballje e fituar në San Siro nga zonja e vjetër me rezultatin 0-1. Goli i shënuar nga Locatelli i mjaftoi bardhezinjve të dilnin me kokën lart nga kjo transfertë, por njëkohësisht për të zhytur në kritika Milanin.

Një ndër personazhet e pakënaqur pas asaj përballje është dhe ish-trajneri Arrigo Sacchi, i cili ka sulmuar drejtpërdrejt Rafael Leao.

“Leao nuk do të luante me mua as te Milani e as tek Italia. Para se të nënshkruaja me një lojtar, e shikoja shumë në aspektin e personalitetit. Dhe nëse nuk ke lindur me një temperament të caktuar, është e vështirë ta përvetësosh. Leao ka shumë cilësi dhe unë mendoj se ai është absolutisht një djalë i mirë. Në futboll, megjithatë, luan me njëmbëdhjetë lojtarë, të gjithë duhet të vrapojnë dhe të kenë një pozicion në fushë. Të gjithë vraponin te Milani im, ndërsa Leao ndonjëherë nuk e bën e kjo nuk tolerohet”.

Kuqezinjtë vijojnë të qëndrojnë në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit të Serie A, teksa Interi ndodhet në krye. Kujtojmë se Arrigo Sacchi si trajner arriti ta shpallte kampione këtë skuadër në sezonin 87-88.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026