“Borrell kërkon takim, Kurti nuk do shkojë!” Gashi: BE duhet ta sanksionojë Serbisë

24 Tetor 2023 | 15:51

Avokati nga Kosova Tomë Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania kërkesa për të zhvilluar një takim me Kurtin dhe Vuçiçin nuk është aspak normale të ndodh në një kohë kur ende është “e nxehtë” ngjarja e 24 shtatorit.

Ai tha se edhe nëse do të ketë një ftesë për këtë takim, kryeministri Albin Kurti , nuk mund të ulet në një tryezë me Vuçiçin, për sa kohë Bashkimi Europian nuk i vë sanksione Serbisë.

“Nuk është normale as nga Borrell e as nga Lajçak të cilët me gjysmë shpirti po e thonë këtë, duke qenë se janë kritikuar edhe nga Albin Kurti edhe nga zyrtarë të tjerë të Kosovës, kur Albini ka qenë më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë. Pas ngjarjes së 24 shtatorit duhet pak kohë për t’u qetësuar dhe që të ket një hetim ndërkombëtar, për vërtetimin e involvimit të Serbisë në këto ngjarje.

Sepse këta terroristë, po i hetojmë ne vetë. Fakti që është mbushur një muaj prej sulmeve terroriste sepse sot është data 24 tetor dhe duhet që Borrell e Lajçak të mos jenë kaq kërkues që të organizojnë sa më shpejt sipas tyre një takim një Bruksel dhe paralajmërojnë se ndoshta do të jetë në fundin e kësaj jave. Mendoj se edhe nëse dërgojnë ftesa për këtë fundjavë, Albin Kurti nuk do të shkojë atje.

Dhe unë nuk besoj që është normale që cilido zyrtar i Kosovës, të takohet në Bruksel apo kudo tjetër me Vuçiçin, me këto negociata apo  bisedime, deri sa Bashkimi Europian nuk i vë sanksione Serbisë për shkak të ngjarjeve të 14 shtatorit”,-tha Tomë Gashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024