Pse nuk e pranon Berisha gjyqtaren? Gazetari zbardh prapaskenat

24 Tetor 2023 | 21:30

Gazetari Sokol Bregu tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se Sali Berisha do duhet të përballet në gjykatë në këtë moment, pasi nëse nuk e bën ai, nuk ka për ta bërë dot njeri tjetër.

Ai tha se ish-kryeministri duhet të shkojë e të përballet jo vetë me gjykatësen Irena Gjoka, por me të gjithë sistemin.

“Njeriu që e futi në burg ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kur në jetën e tij nuk e kishte parë ndonjë hetim në lidhje me korrupsionin. Sot, po i njëjti prokuror i cili është në SPAK ka një ndër dosjet më të rëndësishme, pas zotit Berisha, që mund të ketë ky SPAK.

Është një dosje që ka të bëjë po prapë me hetimin të një opozitari. Nuk mundem duke qenë se është, një gjykatëse, por në qoftë se zoti Berisha nuk shkon të përballet në gjyq në këtë moment me zonjën, me sistemin, me funksionimin e reformës në drejtësi, nuk mund  ta  bëjë dot njeri tjetër”,-tha gazetari Sokol  Bregu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026