Bylykbashi “sulmon” gjyqtaren që ndjek dosjen e Berishës: Ka shkelur Kushtetutën

24 Tetor 2023 | 22:27

Deputeti Oerd Bylykbashi ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth  gjyqit që po zhvillohet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është marrë nën hetim për çështjen “Partizani”.

Bylykbashi shpjegoi se përse është kërkuar që gjyqtarja Irena Gjoka të mos ishte më pjesë e gjykimit. sipas tij ajo ka shkelur ligjin dhe ka shpërdoruar detyrën duke lejuar që deputeti të merret nën hetim pa autorizimin e Kuvendit.

“Neni 288 i cili thotë në mënyrë eksplicite, kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit “arrest me burg” apo në shtëpi, heqja e lirësie në çfarëdolloj forme, kontrolli i banesës, prokurori duhet të kërkojë autorizim në parlament. Gjyqtarja thotë, kur të caktohet masa, duhet të ketë parasysh që të jetë kërkuar nga prokurori autorizimi i kuvendit.

Këta çfarë kanë bërë, kanë anuluar nenin 73 të kushtetutës. Gjyqtarja ka marrë përsipër të bëjë gjykatë kushtetuese, që as ajo se bën dot. Pra ka një kallëzim penal për shpërdorim detyre, për shkelje të kushtetutës dhe të procesit të rregullt, në këto kushte ajo nuk mund të jetë pjesë e gjykimit”,-tha Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026