Emigranti shqiptar: 5 mijë € gjobë në Itali nëse kapen punonjës pa siguracion
Luan Hallulli, Kryetar i Shoqatës Italo-shqiptare, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku foli për sigurinë në punë të emigrantëve.
Ai theksoi se kompanitë shqiptare kontrollohen më shumë se ato italiane, duke theksuar se nëse autoritetet bëjnë kontrolle dhe punëtorët nuk janë të siguruar, kompania gjobitet me 5 mijë euro për një person.
“Kontrollohen më shumë firmat emigrante se sa italiane. Në qytet në Itali jemi 35 mijë firma ndërtimi. Këtu nëse nuk paguan kontributet e punëtorëve, ti duhet të prezantosh një letër që quhet durk. Nëse punëtori nuk është i siguruar, ke 5 mijë euro gjobë. Nuk jetohet me frikë. Po jetove me frikë do të gjejnë. Më mirë i merr ato 5 lekë dhe flenë gjumë tek shtëpia. Ndodh një gjë që ti nuk e ke menduar kurrë dhe më pas mbaron si firmë dhe si njeri dhe si reputacion. Shqiptarët janë një model që i marrin të gjithë në punë. Ka shumë firma serioze shqiptare”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut