Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë “gllabërojnë” miliona euro nga buxheti i shtetit
Nga 2009-ta, një vit pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka mbajtur gjashtë palë zgjedhje parlamentare e lokale. Kjo, pa llogaritur zgjedhjet e 14 shkurti që do të mbahen këtë të diel.
Organizimi dhe mbajtja e këtyre zgjedhjeve nuk është aspak e lirë. Euronews Albania ka kërkuar të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe sipas shifrave, këto procedura demokratike i kanë kushtuar buxhetit të shtetit në total prej rreth 31.6 milionë euro.
Përveç zgjedhjeve lokale, të cilat në përgjithësi janë mbajtur sipas kalendarit të paraparë zgjedhor, ato parlamentare të gjitha ishin të parakohshme për shkak të rrëzimit të qeverive.
Në anën tjetër, ekonomia është në gjendje të rëndë, duke ia shtuar këtë vit edhe pandeminë e cila ka bllokuar në masë të madhe jetën afariste në vend.
“Mirëmbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve, shikuar edhe në aspektin historik, në vendin tonë gjithmonë ka ndikuar edhe në normën e përgjithshme të rritjes ekonomike, edhe tek tërheqja e investimeve të huaja direkte, por edhe tek të hyrat e mbledhura për buxhetin e vendit”, tha Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane.
Ndërrimi i shpeshtë i qeverive ndikon negativisht në tërheqjen e investitorëve të huaj si dhe në realizimin e investimeve strategjike. Megjithatë, ekonomistët deklarojnë se bizneset sikur janë adaptuar me mos mbështetje dhe me jo stabilitet politik.
“Kosova ka një ekonomi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat janë mjaft të rëndësishme dhe fleksibil të cilat adaptohen dhe jemi mësuar pak a shumë që kemi një jo-stabilitet politik dhe ekonomik. Prandaj, e mira e kësaj pune është se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë mësuar dhe nuk mbështeten shumë në qeveri”, tha Lekë Musa, ekspert ekonomie.
Ditë më parë në një paraqitje publike, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se formimi i institucioneve të reja pas 14 shkurtit kësaj radhe do të jetë më i ndërlikuar, pasi nevojiten 80 vota për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës.
Dhe sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që të mbahen zgjedhjet në verë pas këtyre më 14 shkurt. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit pritet t’i kushtojnë buxhetit të vendit 5.6 milionë euro kurse ato lokale që duhet të mbahen në vjeshtë, edhe rreth 7 milionë të tjera.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve