Kulla: Kurti luajti blofin, as ai nuk do firmoste me Ana Brnabiç
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin tensionet për çështjen e targave, teksa përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit fajësuan njëri-tjetrin për tensionet e krijuara në veri të Kosovë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.
Ilir Kulla i ftuar në Euronews Albania ka komentuar përplasjen Kosovë-Serbi në OKB pak ditë më parë, duke thënë se kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, luajti blofin pasi nuk do të firmoste duke qenë se dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte atje.
Më tej ai shtoi se Kosova duhet të jetë konstruktive me Perëndimin dhe duhet të shoh përpara dhe pse ende nuk njihet nga Serbia dhe 4 shtete të tjera.
“Të dy e dinë mirë se asnjëri as tjetri sdo të firmoste. Kurti bëri një blof se e dinte se nuk do firmoste, duke qenë dhe Vuçiç atje. Të dy janë duke luajt blofin. Për mendimin tim Kosova duhet të jetë konstruktive me Perëndimin dhe duhet të shoh përpara. Dhe Izraelin nuk e ka njohur gjysma e botës, po kjo nuk e bën që mos të jetë një nga shtetet me të zhvilluara dhe më të fortë të botës. Duhen bërë punët e shtëpisë. Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, gjë që nuk ndodh për 20 vite”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq