Nis aplikimi i vaksinës kundër gripit në Sarandë

26 Tetor 2023 | 16:26

Prej datës 18 tetor, në Sarandë ka nisur aplikimi i vaksinës kundër gripit.

Sipas mjekut epidemiolog Milto Çondi popullata nuk duhet të hezitojë në aplikimin e vaksinës, pasi është i vetmi mjet mbrojtës ndaj infeksioneve gripale.

“Që në datën 18 tetor kur ka nisur vaksinimi njerëzit kanë ardhur nëpër qendra shëndetësore , dhe kanë filluar aplikimin e vaksinës. Vaksinat janë mjeti ideal për të mposhtur shumë infeksione. Në momentin që njerëzit dëgjojnë vaksinë nuk duhet të hezitojnë për të bërë vaksinën. Për arsyen se janë për parandalimin e sëmundjeve ose më e pakta për parandalimin e komplikacioneve të sëmundjeve,” – u shpreh mjeku.

Gjatë javës së parë të aplikimit të vaksinës në të gjitha Qendrat Shëndetësore të Sarandës ka mesatarisht 230 vaksinime në ditë. Kryesisht janë moshat mbi 60 vjeç, që priren të përfitojnë nga vaksinimi.

“Moshat që rekomandohen për të kryer vaksinën e gripit janë ato mbi 60 vjeç. Dhe të gjitha kategoritë e moshave, që kanë probleme shëndetësore, pra të gjithë me sëmundje kronike. Me këtë interesim të lartë nga popullata do të kërkojmë sasi tjetër të vaksinës,” – tha Çondi.

Edhe pse situata gripale në vendin tonë ende nuk duket shqetësuese, në Poliklinikën e Sarandës numri i vizitave ditore ka filluar të rritet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026