Denoncon i burgosuri i Drenovës: Më kanë lidhur me pranga e zinxhir 6 ditë…
Para disa ditëve, I.J që është duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Drenovës i është drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
“Ndaj meje është marrë një masë e padrejtë. Është vendosur masa e mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj. Më kanë lidhur në krevat me pranga dhe zinxhirë 6 ditë. I kam të shënuara dhe oraret,” – shkruan ai.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaroi se i dënuari I. J ka goditur me grusht një të dënuar tjetër. Për këtë shkak, ai u çua në dhomën e izolimit.
Në nenin 68 pika 1 shkronja “a” të ligjit 81/2020 thuhet: “I burgosuri mund të vendoset nën regjimin e mbikëqyrjes të veçantë për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj, kur rrezikon sigurimin e personelit të institucionit, ose kur ka rrezik të dëmtojnë veten ose të tjerët”. Në fakt, në Raportin e incidentit që përmendëm më lart, nuk behet fjalë as për rrezikun e sigurisë së personelit të institucionit dhe as për rrezikun e dëmtimit të vetes, apo të tjerëve.
“Prandaj vendimi i marrë kundër I.J është i kundër ligjshëm dhe arbitrar. Ndaj tij mund të merrej një masë tjetër disiplinore dhe e përshtatshme aq më tepër kur, sipas kartelës mjekësore ai vuan nga “çrregullime të personalitetit kufitar” dhe mjekohet me ilaçeqetësues dhe antidepresivë. Madje para marrjes së kësaj mase dhe gjatë ekzekutimi të saj, ai duhej t’i nënshtrohej vizitës mjekësore për të konstatuar gjendjen e tij shëndetësorë dhe nëse ai e përballonte ose jo një masë të tillë,” – thuhet në raport.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve